Tech

Po sikur ti mbyllni të gjitha faqet e mediave sociale?

Mediat sociale po ndikojnë ndjeshëm në jetën tonë. Pas një mbledhje të bërë dje nga përfaqësues të Inteligjencës Artificiale, të cilët thanë se teknologjia po kërcënon racën njerëzore, sot The Independent publikon një lajm që thonë se nëse është e nevojshme mbyllini të gjitha adresat, kryesisht Snapchat dhe Instagram.

Mediat sociale janë kthyer si partneri i jetës së përditshme, është gjëja e parë që hapim kur zgjohemi në mëngjes dhe gjëja e fundit që shohim kur ulemi të flemë gjumë. Por nëse partneri na bën të ndihemi mirë, media sociale po na bëjnë presion psikologjikisht, me fotot e videot ku shihen vetëm yje të cilët shkojnë nëpër botë, bëjnë pushime luksi, kanë tipare si  të pikturuara e kanë mundësi të ndjekin modën e fundit. Ja..sapo u publikua një foto e Kim me një palë çizme që kushtojnë sa gjysma e shtëpisë tonë.

Studiuesit kanë zbuluar se Facebook, Instagram dhe Spanchat, na bëjnë të ndihemi shumë keq. Mediat sociale janë kthyer në një varësi globale dhe është shumë e vështirë ta ndalojmë. Nuk është çudi kur doli studimi se disa njerëz e prekin telefonin më shumë se 2100 herë në ditë.  Nëse po përjetoni ankth dhe probleme të shëndetit mendor, dijeni se po ndodh për shkak të mediave sociale.

Kaloni kohën me gjëra të tjera, hiqni dorë nga to dhe dilni në natyrë, gëzojuni, merruni me sporte. Studiesit gjithashtu thonë se nëse e ke të pamundur të mbyllësh adresat, mund të fikësh njoftimet dhe të navigosh të paktën dy herë në ditë dhe jo gjithë ditën. Tiranapost.al E.B

social-media.jpg