• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Receta e ditës Të gjitha TIP top

    Po sikur ta ndjellim verën edhe njëherë me ballokume si të blogut “Receta Gatimesh Tradicionale”


    Ballokumet nuk kanë përse të përgatiten vetëm për Ditë Vere. Bëje të ëmbël këtë të hënë duke i përgatitur sipas recetës së blogut “Receta Gatimesh Tradicionale”.

    Përbërësit dhe përgatitja

    1 kg sheqer (jo i bluar)

    1 kg mielli misri i situr

    500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)

    8 kokrra vezë

    Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes) 👉🏻Përgatitja:

    Si fillim, në enën e bakrit apo qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët.

    Përzihet përmes një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.

    Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë.

    Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.

    Sugjerohet të shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.

    Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokërriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.

    Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.

    Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri. Ballokumet vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.

    Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga blogu “Receta Gatimi Tradicionale”

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690