Shëndet Te gjitha

Po rritet numri i të rinjve me probleme me zemrën. Fikso shenjat që tregojnë se duhet urgjent ndihma e mjekut


Ataku kardiak nuk është rrezik vetëm për të moshuarit dhe këtë gjë duhet të kuptojnë të gjithë. Shkencëtarët prej kohësh kanë paralajmëruar edhe të rinjtë që të mos anashkalojnë asnjë shenjë pasi tregojnë se janë në rrezik. Një studim i fundit amerikan ka zbuluar se janë rritur frikshëm normat apo numri i njerëzve nën moshën 50 vjeç të cilët pësojnë atak kardiak apo përjetojnë probleme që lidhen me zemrën.

Për të ndërgjegjësuar njerëzit, sidomos të rinjtë që mendojnë se nuk ka mundësi ti kapë, studiuesit kanë publikuar një listë me shenjat që tregojnë se duhet të shkosh urgjentisht tek mjeku dhe të marrësh trajtimin përkatës, gjithmonë nëse është e nevojshme.

Këto shenja duhet ti mbani mend edhe për personat që keni pranë të cilët ankohen herë pas here.

Lexoni si më poshtë:

Dhimbje në gjoks, një ndjenjë presioni intensiv, fillon nga gjoksi më pas tek krahët ose njëra shpatull, qafa dhe më pas mpirje tek nofulla. Dhimbje përjetohen edhe mbrapa shpatullave.

Vështirësi në frymëmarrje. Siklet kur flet sepse nuk mbushesh dot me frymë.

Ndjeshmëria e lartë, apo kur ndjen të rrahurat e shpeshta të zemrës që të jep ndjesinë sikur po të del nga vendi.

Debulesë ose lodhje fizike. Nuk ke dëshirë të dalësh apo të bësh gjëra që të sforcojnë.

Ndjenja e shqetësimit, të duket sikur do të ndodhë diçka papritur, e ngjashme me ndjenjën e ankthit.

Nëse ke të gjitha këto shenja apo qoftë vetëm dy, kërko menjëherë ndihmën e mjekut. Mos vono as një minutë!/ Metro/ Tiranapost.al. E.B