Aktualitet

Po riparohen këndet e lojërave që janë dëmtuar në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin e këndeve të lojërave të dëmtuara nëpër lagje. Punonjësit po rregullojnë defekte dhe dëme duke i rivënë sërish në punë lojërat për fëmijët.

Riparimit i janë nënshtruar edhe disa prej moduleve të lojërave, sikurse janë fushat e Ping-Pong te zona e lojërave në Parkun e Madh të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat./ Copyright Tiranapost.al