Në rresht të Parë

Po pret ftesën nga “Geraldina”? E pra, (nuk) do ta kesh!

Po pret ftesën nga “Geraldina”? E pra, (nuk) do ta kesh!

Nga Marçela Lati / Sflata e Geraldinës tashmë prej 2004-ës është një nga eventet më të rëndësishme të modës në Tiranë. Sa herë që kliente apo njerëz që njoh me komplimentojnë në lidhje me shkëlqimin e kësaj sfilate, ndjej një lloj krenarie që nuk e përshkruaj dot. Nga të paktat raste kur mund ta quaj veten mburravece :). Kjo sfilatë mezi pritet dhe çdo fund maji vajzat dhe gratë e Tiranës nxitojnë të mbyllin oraret në sallonet e bukurisë, fillojnë të preokupohen se cfarë çdo të veshin dhe pasi i kanë mbyllur këto, bëjnë pyetjen që në fakt tingëllon gati gati si përgjigje: ‘’Unë do ta kem ftesën dhe këtë vit?!’’ :) [caption id="attachment_226849" align="aligncenter" width="800"] Foto nga arkivi i Geraldina Sposa[/caption] Nisur nga interesimi i lartë për pjesëmarrjen në këtë sfilatë të mirëkuruar, vit pas viti dolëm nga sallat e mbyllura, për ta bërë eventin më të pritur në Tiranë në ambient të hapur, që të mos ishim shumë të limituar në numrin e të ftuarve, i cili vitin që lamë pas arriti plot 1180. Dhe besomëni, sërish kishte qejfmbetje. Takoja njerëz që më thoshin: “Nuk u gjend një ftesë për mua?!’’. Dhe këtë fillim maji, siç pritej, filloi interesimi. Çdo njeri që takoj ka të njëjtën pyetje për të bërë. Tashmë ka filluar të bjerë pa fund edhe telefoni i sallonit me pyetjen fikse: ‘’Kur do ta bëni sfilatën këtë vit’’? [caption id="attachment_226850" align="aligncenter" width="5760"] Foto nga arkivi i Geraldina Sposa[/caption] Projekt-sfilata është bërë dhe mënyra se si do të zhvillohet sfilata këtë vit është vendosur që kur u fikën dritat e pasarelës së vitit të shkuar. Një pasarelë gjigande ajo e vjetshmja, në një nga rrugicat plot gjelbërim të hotel Rogner, 109 m pasarelë, e para kaq e gjatë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. [caption id="attachment_226851" align="aligncenter" width="1067"] Foto nga arkivi i Geraldina Sposa[/caption] Ajo që vura re vjet gjatë kohës që zhvillohej sfilata, më bëri të marr ngacmimin se si do të ishte sfilata e këtij viti. Tek isha në postin tim të punës (tek teknika), nga ku kisha sheshpamjen e çdo gjëje që ndodhte në pasarelë dhe tek të ftuarit, vura re që disa nga nuset që do martoheshin vjet, të ftuara në mes të publikut, në vende ku ndoshta nuk ishte sheshpamja më e mirë, gati-gati rrezikonin të rrëzoheshin, duke u përpjekur të mos humbisnin asnjë nga fustanet që parakalonin në pasarelë. Tek pashë gëzimin prej fëmije të njërës nga nuset, kur po sfilonte fustani që ajo e kishte zgjedhur për dasmën e saj, kuptova që ajo ishte e emocionuar njësoj si unë pak minuta përpara saj, kur sfiloi Kaltra (ime bije). Pra, emocioni i saj atë natë ishte i ngjashëm me timin. Bëhej fjalë për 2 dashuri, edhe pse të ndryshme. Pas këtij momenti mendova: “Vitin e ardhshëm do ndërtojmë një sfilatë të dedikuar vetëm për nuset. Gratë dhe zonjat e jetës mondane në Tiranë do të na mirëkuptojnë!’’ :) [caption id="attachment_226852" align="aligncenter" width="1080"] Linda Poda dhe Kaltra Peza. Foto nga arkivi i Geraldina Sposa[/caption] Ndaj, ky vit na gjen me një koncept mjaft të veçantë. Një event kryekëput dedikuar “Nuses së Geraldinës”. Një event që do të mund të ndiqet “live” vetëm nga nuset e Geraldinës të ftuara në publik dhe shumë të tjera, të cilat do të mund të marrin emocionin e fustanit të nusërisë. Të dielën e 3 Qershorit, në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan. Sfilata do të jetë një magji dhe surpriza për nuset Geraldina nuk mbaron me sfilatën. 2 shorte enkas për nuset e Geraldinës do të hidhen të dielën e 3 Qershorit. Për ditëlindjen e 23-të të Geraldinës do të dhurojmë 23 fustane për 23 nga nuset tona, si dhe një çmim të madh - një muaj mjalti në Maldive. Më poshtë po ndaj me ju tekstin dhe ftesën që kanë filluar të marrin nuset e Geraldinës. "E dashur nuse e ardhshme e Geraldinës! Në 23-vjetorin e sallonit tone, kemi menduar që pasarelën e përvitshme të fustaneve tona t’jua dedikojmë vetëm juve. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për të ndarë vetëm me ju këtë vit modelet tona të reja dhe më të suksesshme, në një fashion shoë që do të zhvillohet në ambientet e Televizionit Klan, në datën 3 Qershor 2018, në orën 18.00. Për ditëlindjen e 23-të kemi kënaqësinë që me anën e një shorti të dhurojmë qiranë e një tjetër fustani për 23 nga nuset tona të këtij viti dhe një çmim të madh, një muaj mjalti në Maldive. Shpresojmë të të kemi bashkë me të tjera nuse që do të kurorëzohen këtë vit dhe se kjo do të jetë një mbrëmje me fat dhe plot shkëlqim, siç është bota e Geraldina Sposa”. E pra, ndjej që edhe këtë vit kemi bërë gjënë e duhur. Unë nuk gjej fjalë për të falenderuar me mijëra nuse që na kanë zgjedhur përgjatë gjithë këtyre viteve. Pa to Geraldina nuk do të gëzonte famën që ka sot. Nuset e Geraldinës janë marketingu më i mirë. Një nuse e lumtur për fustanin e saj është e barabartë me minuta të tëra publiciteti në kohë televizive. Gëzimi që më japin nuset me mirënjohjen që tregojnë kur më takojnë në rrugë pas vitesh është i papërshkrueshëm në këto rreshta në blogun ‘’Në rresht të parë’’. Jeni ju që e keni vënë Geraldinën në rresht të parë, ndaj këtë vit më shumë se kurrë ai rresht ju takon juve. Shihemi në 3 Qershor!