• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 21 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Po po, jemi në Shqipëri


    Kanë kaluar kohë që kur Europa me plazhet e saj u kthye në destinacionin turistik të njerëzve nga e gjithë bota. Shumë plazhe evropiane janë destinacione klasike, por turistët duhet të lëvizin pak, dhe të dinë se ndodhet një plazh në Ksamil të Shqipërisë që po mrekullon pushuesit që e kanë zbuluar vit pas viti. Mediat ndërkombëtare e quajnë perlën që ndodhet në Rivierën Shqiptare, dhe po të shohim fotot, ato nga larg, edhe ne vetë shqiptarët mrekullohemi.

    Image result for Ksamil

    Sweedish Nomad në artikujt për destinacionet më super e konsideron një nga plazhet me të mira të Europës. Nëse shkon në Ksamil, mund të shijosh detin kristal, rërën e bardhë dhe klimën fantastike, tipike mesdhetare.

    charter albanien

    Alex Waltner ka treguar eksperiencën e tij, kur vendosi të vinte në Ksamil një vit më parë: U dashurova menjëherë. E dini sa pamje të mrekullueshme dhe shërbime të mira mund të gjeni atje?

    Image result for Ksamil

    Por çfarë duhet të dimë tjetër për Ksamilin?  Ksamili është një fshat i vogël në jug të Shqipërisë. Vendasit janë mikpritës, turistët po shtohen vit pas viti. Disa kompani e ofrojnë si destinacion dhe mund të shkoni fare kollaj. Ksamili ka katër ishuj të vendosur pak larg nga njëri tjetrit. Janë ishuj të pabanuar dhe mund të shkoni me anije ose me varka për ti vizituar dhe për ti shijuar nga afër.

    strand i ksamil

    Në fshatin e Ksamilit jetojnë rreth 5000 banorë dhe turizmi po përjeton rritje çdo vit. E nëse nuk preferoni të keni shumë njerëz nëpër këmbë, plazhi i Ksamilit jua mundëson përmes ishujve.

    Related image

    Është vendi që ka ruajtur sharmin e kulturën, me restorante të vogla, të pastra e komode ku gjithçka që shërbehet është e përgatitur me produkte shqiptare.

    Hotelet nuk janë të shtrenjta, dhe ke mundësi të akomodohesh bashkë me familjen. Udhëtimi për në Ksamil është i qetë dhe pa lodhje. Të kalosh nga Korfuzi në Ksamil është thjesht një mrekulli. Mund të shkosh në Sarandë dhe nga atje të merrni taksi ose autobus. Një taksi nga Saranda në Ksamil kushton rreth 10 euro, autobusi 1 mijë lekë. Ndërsa udhëtimi me varkë kushton 10 euro.

    ksamili

    Një tjetër mundësi është të fluturoni për në Tiranë dhe që andej të merrni një taksi ose autobus. Por kërkon më shumë kohë dhe shkon më shtrenjtë. Vizioni që kam me blogun tim duke iu treguar për plazhet më të bukur në Europë është që njerëzit të frymëzohen dhe të mos shkojnë gjithnjë në të njëjtin vend. Më besoni, çdo vend që ju tregoj është një mrekulli dhe aventurë më vete. Për më shumë kliko në këtë link. Tiranapost.al. E.B

    Ksamil in Albania