Showbiz

Po përballem me një problem shëndetësor! Derisa të shërohet këngëtaren italiane s’do ta shohim në skenë

Po përballem me një problem shëndetësor! Derisa të

Nuk ka treguar problemin shëndetësor me të cilin po përballet, por këngëtarja italiane Emma Marrone shkruan se fansat e saj s’duhet të shqetësohen. Me një postim në Instagram Emma lajmëron me keqardhje se nuk do të jetë në koncertin e Radio Italia që do të mbahet më 4 tetor në Maltë, për shkak të një problemi shëndetësor që e ka detyruar nga e hëna që të ndalojë për pak kohë muzikën.

“Premtoj se do të kthehem më e fortë se më parë. Kemi shumë gjëra të mira për të jetuar së bashku”, shkruan në postimin e saj artistja e njohur.

Postimi i plotë:

Ndodh. Ndodhi edhe kaq!

Ky nuk ishte momenti i duhur, por në të tilla raste nuk do të ishte asnjë moment. Nga e hëna mu desh të ndalesha dhe të ballafaqohesha me një problem shëndetësor. Po jua them personalisht që të mos ketë alarme të panevojshme. Për këtë arsye nuk do të jem e pranishme në Maltë për koncertin e Radio Italia, të cilin e falënderoj për mirëkuptimin e menjëhershëm.

Është e panevojshme të them pakënaqësinë e jashtëzakonshme që ndjej për të gjithë ata persona që shpenzuan para për fluturimet dhe hotelet për të ardhur në Maltë për të më mbështetur: Nuk e keni idenë sa do të kisha dashur të isha në atë skenë dhe të këndoja për të gjithë ju.

Premtoj se do të kthehem më e fortë se më parë. Kemi shumë gjëra të mira për të jetuar së bashku. Do t’i mbyll një herë e mirë punët me këtë histori dhe pastaj do të kthehem tek ju.

Faleminderit dhe mos u shqetësoni...

Gjithçka do të shkojë mirë!/ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B2oCUWNC_6j/