• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë TIP top

    Po ne, që s’kemi trup modelesh, ç’do veshim në plazh?


     

    Plazhi nuk duhet të jetë periudha stresuese, që të kujton se as këtë vit nuk i humbe dot ato kile të tepërta e as nuk e fillove palestrën. Fillo të vlerësosh trupin tënd. Nuk jemi të gjitha modele. Dhe fatmirësisht, industria e modës nuk prodhon vetëm për to. Tani është radha jonë për ta shijuar plazhin me tendencat e reja

    Propozimet e kësaj vere janë pa fund: mund të zgjedhësh rrobat e banjës me trup, njëngjyrëshe, që duken minimaliste dhe që e mbledhin siluetën ose të ndara me pjesën e sipërme në formë ballkoni dhe theksoni dekoltenë.

    Për të holluar pjesën e belit zgjidh bikini me mbathje me bel të lartë, që duken sikur kanë dalë nga gardërobat e vajzave të viteve ’50.

    Argëtohu me ngjyra të forta, si e kuqja, çiklamini dhe bluja kobalt. Dhe luaj me fantazinë gjeometrike, lulet, efektet optike, me kushtin e vetëm që të përforen vizat vertikale, armike të rrombullakësisë.

    Çfarë pret? Shfleto galerinë dhe gjej kostumin e banjës që bën për ty.

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690