• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Po më zhduken çdo ditë thonjtë e këmbëve


    Përshëndetje! Jam 50 vjeçe dhe kam një problem me thonjtë e këmbëve. I kam gjatë gjithë kohës të ngrënë nga myku dhe më kruhen. Nuk i kam vizituar asnjëherë. Nuk e di më bëhen nga klori i ujit apo është ndonjë problem tjetër. Vetëm një gishti i provova gjethe aloe vere dhe m`u ripërtëri. Ta vazhdoj trajtimin me aloe vera se bën mirë apo ka qenë një rastësi?

    Gjatë periudhës së verës, ashtu siç thahet lëkura e flokët, edhe thonjtë pësojnë dëmtime . Si rezultat i ekspozimit në diell, ujit me klor të pishinave apo atij të kripur të detit, lëkura, kutikula (lëkura përreth thonjve) dhe thonjtë thahen, shtresa sipërfaqësore e tyre (enamel) çahet dhe mund të shkëputet duke lënë thonj të brishtë e lehtësisht të thyeshëm. Po kështu frekuentimi i qendrave të manikyr dhe pedikyr është më i lartë në periudhën e verës. Kjo përkthehet në më shumë traumatizim, ekspozim ndaj kimikateve të ndryshme (akrilikë , xhel, etj)  dhe rrsk për infeksione të thonjve. Gjithashtu larja e shpeshtë e duarve me sapunë të fortë dëmton jo vetëm lëkurën por edhe thonjtë. Për këto arsye duhet të kujdeseni duke përdorur krem zbutës e hidratues (përfshirë dhe aloe vera) për lëkurën dhe kutikulat e duarve e të këmbëve; të përdorni larës delikatë si dhe t’i lini thonjtë të “ajrosen” herë pas here duke mos aplikuar në mënyrë të vazhdueshme manikyr/pedikyr. Duke qënë se thonjtë dhe kutikulat e dëmtuara prishin integritetin e barrierës kutane, ato mund të shërbejnë si portë hyrëse e mikrobeve duke shkaktuar infeksione mykotike ose bakteriale, ose dëmtimi i thonjve mund të jetë pjesë e sëmundjeve të ndryshme të organizmit. Ndaj nëse çrregullimet e thonjve vazhdojnë pavarësisht masave të marra duhet t’i drejtoheni mjekut dermatolog.

    Dr.Silvana Mishtaku

    Dermatologe-Venereologe

    Klinika Vivia-Spitali Amerikan 3

    instagram:silvanamishtaku

    email: [email protected]

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690