Aktualitet

Po kthehej nga puna në shtëpi me biçikletë, përplaset për vdekje i riu në Kavajë

Po kthehej nga puna në shtëpi me biçikletë, përplaset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se 27-vjeçari, Çaush Ballabani, po kthehej nga puna në shtëpi me biçikletë, në momentin kur është përplasur nga një makinë në qendër të qytetit të Kavajës, pranë Prokurorisë.

Drejtuesi i mjetit që përplasi të riun është larguar nga vendngjarja, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. /Tiranapost.al/