Aktualitet

Po kërcënojnë Bashën? PD akuza ministrit Lleshaj për shantazh: Pse u takua me truprojën e tij në zyrë

Po kërcënojnë Bashën? PD akuza ministrit Lleshaj për

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon Ministrin Lleshaj për shantazh për qëllime politike. Në një shkresë drejtuar ministrit Lleshaj me firmën e Bardhit, thuhet se ministri Lleshaj ka pasur një takim me një prej punonjësve të gardës së republikës, truprojë e Bashës, ku i ka folur mbi rrezikun që i kanoset Bashës, sipas ministrit Lleshaj.

Në shkresën e publikuar nga News 24, Gazmend Bardhi shprehet se ministri Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje. Sipas tij nëse ka informacione se kryetari i opozitës po kërcënohet, duhet të informojë në rrugë institucionale, dhe jo duke përdorur shantazhin dhe takime me truprojën e tij.

Bardhi citohet të ketë thënë gjithashtu:

“Shoqëruesi i Bashës Feim Dollapaj na informoi për takimin me ministrin Lleshaj në zyrën e tij, me datë 14 ora 15: 00. Ministri Lleshaj i tha me gojë këtij të fundit nëse Basha ka nevojë për masa shtesë”.

Më poshtë keni shkresën dërguar ministrit Lleshaj, ndërkohë që pritet reagim ose një sqarim nga ky i fundit./ Tiranapost.al. E.B