Aktualitet

Po, kam aplikuar për këtë vend pune dhe ta keni për nder

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim për këtë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli që nëse do ta fitoj, i jepet një shqiptari... E fundit! Nëse do ta fitoj këtë pozicion, do të jetë një nder për mua, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në rajon.

Sot nëpër portale qarkulloi një lajm se zonja Bregu ka aplikuar për postin e Sekretarit te Përgjithshëm, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Është një post në të cilin garojnë personalitete nga i gjithë rajoni, që duhet të kenë një background dhe profil të lartë politik, dhe që zonja Bregu përmes një statusi në Facebook nuk e mohon një fakt të tillë. Përkundrazi ajo jep një sqarim se për çfarë bëhet fjalë.

Statusi i plotë i zonjës Bregu: 

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.

Më poshtë disa nga lajmet që qarkulluan nëpër portale sot./ Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_175944" align="aligncenter" width="659"]Screenshot nga Opinion.al[/caption]

[caption id="attachment_175945" align="aligncenter" width="631"]Screenshot nga Dritare.net[/caption]

[caption id="attachment_175946" align="aligncenter" width="613"]Screenshot nga Panorama[/caption]