• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Jashtë Rozmarinës Rozmarina Të gjitha TIP top

    Po kalove Krishtlindjet këtu do shijosh një superdarkë dhe do ndihmosh shumë


    Të gjithë premtojnë darka të mira Krishtlindjesh, ama jo të gjitha këto darka ruajnë shpirtin e Krishtlindjes: dhurimin dhe solidaritetin. Hotel Hilton Garden Inn Tirana do të bëjë pikërisht këtë. Në të parin vit që operon në Shqipëri, të gjitha të ardhurat e kësaj mbrëmjeje festive, do t’i dhurojë për fëmijët me Sindromën Down. Dhe nuk është një darkë dosido: është një darkë mëse e shijshme dhe për këtë ju japim fjalën: e provuam vetë. Shefat e kuzhinës së hotelit më të ri në Shqipëri, organizuar në mjediset e restorantit Olive Tree, një aktivitet me gazetarë, të titulluar: “Testime Recetash me shefat e Hilton Garden Inn Tirana”.

    Shefi i mirënjohur gjerman Volker Weber – Drejtor i Food & Beverage pranë Hilton Garden Inn Tirana së bashku me kolegët e tij, shefin italian Alessandro Esposito dhe kolegët shqiptarë Ledio Prifti, Ilir Balli, Eri Rika, Bernard Moka ishin mikpritësit e gazetarëve në këtë aktivitet dhe kishin përgatitur posaçërisht për ta një menu moderne me recetat fantastike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin specialitete kuzhine nga shtete të ndryshme, karakteristike për këtë sezon festash.

    Gjatë aktivitetit u diskutua mbi karakteristikat e kuzhinave të ndryshme botërore dhe u shkëmbyen eksperienca fantastike jo vetëm nga shefat e kuzhinës, por edhe nga gazetarët shumë të informuar në këtë fushë.

    Drejtori i Përgjithshëm i hotelit Hilton Garden Inn Tirana z. Michael Walker, falenderoi gazetarët për partneritetin e treguar gjatë muajve të parë të prezencës së markës Hilton në Shqipëri dhe informoi gazetarët mbi aktivitetet e planifikuara gjatë ditëve të fundit të vitit 2018, veçanërisht për Darkën e Bamirësisë për Krishtlindje që do të organizohet më 24 dhjetor, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në bashkëpunim me fondacionin Down Syndrome Albania, ku pjesëmarrësit në këtë darkë do të argëtohen me gatimet dhe atmosferën festive, kurse fitimet nga çdo biletë e shitur do të shkojnë në ndihmë të njerëzve me Sindromën Down.

    Më poshtë edhe nje nga recetat e shefave te Hotelit, për biskotat festive

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690