Aktualitet

Shoferi la punën si polic për t’i shërbyer prokurorit Ndoja. Nëna e tij: Po jep jetën për një rrogë 30.000 lekë!

Shoferi la punën si polic për t’i shërbyer prokurorit

Personi që u plagos më rëndë nga atentati që iu bë makinës ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, është shoferi i automjetit, 30-vjeçari Andi Maloku. Ky i fundit raportohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka marrë plumb edhe në gjoks.

Në Spitalin e Traumës, ku ndodhet Maloku, ka mbërritur edhe nëna e tij e cila sipas mediave informative ka thënë se djali i saj “po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer”.

30-vjeçari rezulton të jetë ish-punonjës policie në Komisariatin e Krujës. Maloku ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues i Prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Pas largimit të tij si drejtues i prokurorisë së Durrësit, Maloku ka vijuar të jetë shofer i prokurorit Ndoja. Më pas ai ka dhënë dorëheqjen nga policia dhe ka vijuar punën me prokurorin Ndoja si shofer./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/sulm-me-arme-makines-se-prokurorit-arjan-ndoja/