Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Po i thonë të dobësohet, por Eva iu jep të gjithëve një përgjigje prej gruaje të fortë


Edhe Eva, si çdo nënë e re është përballur me presionet e të gjithëve, menjëherë pas lindjes, për t`u dobësuar. “Paske pak bark”, “Qenke mbushur”, “Hë, përpiqu tani të kthesh linjat e mëparshme”, janë disa nga fjalitë që me siguri i ka dëgjuar edhe Eva, por që hiç nuk ua ka vënë veshin.

“Unë nuk i dorëzohem asnjë presioni. Nëse njerëzit thoshin ‘Nxito të humbësh peshë’, nuk i dëgjoja. Kam pasur pjesë të jetës sime gra të mrekullueshme. Mamaja dhe motrat e mia, të cilat më mësuan të vlerësoja veten që kur kam qenë e vogël. Vij nga një familje me gra të forta, prandaj do të kishte qenë e pamundur për mua të mos kisha vetëvlerësimin”, tha Eva, e cila shtoi se vetëm kohët e fundit është angazhuar në palestër dhe po kujdeset për ushqimin.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.