• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Po i lutesha Zotit që plumbat të mbaronin! Dëshmi rrënqethëse nga sulmi me 49 viktima në Zelandën e Re 


    Autoritetet kanë arrestuar një person si i dyshuari i vrasjeve në një xhami në Zelandën e Re dhe katër të tjerë janë ndaluar gjithashtu por asgjë e qartë nuk bëhet deri tani. I dyshuari kryesor quhet Brenton Tarran dhe pritet të dalin detaje të reja. Gjithçka filloi kur një person i armatosur, me veshje të zezë, filloi të gjuante breshëri në një xhami në Al Noor gjatë kohës kur njerëzit po faleshin.

    Nga sulmi ka 49 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Dëshmitë e tyre janë rrënqethëse teksa tregojnë se po luteshin ndërkohë që dëgjuan krismat dhe më pas të bërtiturat që pushtuan muret e xhamisë. Një i mbijetuar, me rrobat me gjak tregoi se e pa vrasësin teksa qëlloi një njeri në kraharor.

    “ Të shtënat zgjatën për 20 minuta, më shumë se 60 mendoj se janë plagosur.  Po lutesha që të mbaronin plumbat, por më kot. Nuk kisha çtë bëja, fillova të lutesha tek Perëndia. I lutesha Zotit: Të lutem zot, mbaroja plumbat”.

    Image result for 49 shot dead in attack on two Christchurch mosques

    Sipas mediave ndërkombëtare, sulmuesi kishte vënë në shënjestër dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, e më pas shkoi në dhomën e grave. “Erdhi tek dhoma jonë, gjuajti në breshëri, më pas shkoi tek dhoma e grave. Dëgjova një zonjë teksa bërtiste. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me vëllanë tim, këtu është rrëmujë, nuk e kuptoj, inshalah është gjallë”.

    Një burrë tjetër ka treguar se kishte thyer xhamin e një dritareje për tu larguar: “Ai nuk ndalonte, nuk donte të linte frymë gjallë, mu desh të thyeja xhamin e të hidhesha. E ndërsa një tjetër i mbijetuar me emrin Farid Ahmed , i cili ndodhet në karrige me rrota thotë se nuk e di se çfarë ka ndodhur me gruan e tij, nëse është ende gjallë. “Pashë me sytë e mi sesi po vriste njerëzit, njërin e qëlloi në kurriz. Pashë me qindra të shtrirë përtokë”.

    Kujtojmë se autori e ka transmetuar live momentin e vrasjeve në Facebook.  / Tiranapost.al. E.B

    Nuova Zelanda, strage in due moschee – L'azione di uno dei killer in diretta su Fb

    Nuova Zelanda, strage in due moschee – L'azione di uno dei killer in diretta su Fb

    Publiée par BlitzTV sur Jeudi 14 mars 2019

    VIDEO/ Sulm terrorist në Zelandën e Re, 49 të vrarë e dhjetëra të plagosur