• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Të gjitha

    Po Haradinaj çfarë kërkon nga Kushtetuesja?


    Në një situatë në vendin tonë ku Kushtetuesja është ajo që diskutohet se jep verdiktet finale, nga zgjedhjet, tek gjykimi i dekreteve të presidentit, por që aktualisht nuk funksionon për shkak të shkarkimeve nga procesi i Vettingut, në Kosovë ish kryeministri Haradinaj ka dërguar në kërkesë. Haradinaj kërkon nga Kushtetuesja interpretim ligjor të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

    Sipas Haradinajtt, qëllimi i kërkesës është që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

    Në postimin në Facebook, Haradinaj shprehet se kërkesa lidhet me përgjegjësi institucionale:

    Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

    “Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj. Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare”, shkruan ndër të tjera Haradinaj. Më poshtë keni postimin e tij të plotë.

    Të nderuar qytetarë, Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

    Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

    Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

    Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.

    Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare. RH/ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post