LifestyleTe gjithaTIP top

Po burrat e përjetojnë depresionin postnatal?


Më shumë se një e katërta e baballarëve përjetojnë depresion postnatal. Po çfarë e shkakton atë dhe ç`duhet bërë?


Burrat nuk e kalojnë në trupin e tyre shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës. Hormonet e tyre nuk luhaten. Po çfarë i çon atëherë në depresion? Sipas një studimi suedez të realizuar në 10 vjet burrat përjetojnë krizë gjatë këtij tranzicioni.

(Foto nga Getty)

Në studim morën pjesë vullnetarisht 447 burra, 28% nga të cilët kishin simptoma mbi nivelin mesatar. Kurse 4% përjetonin depresion të moderuar.

Shkaktarët e kësaj gjendjeje tek burrat thuhet të jenë mërzia, irritimi, orët më të gjata në punë dhe pija që shtohet në këtë fazë të jetës.

Madje besohet se baballarët përjetojnë të njëjtat dilema siç edhe nënat. Si ndikues i jashtëm konsiderohet stresi në punë.

Dhe një burrë në depresion mund të luajë e të qeshë më pak me fëmijën e tij. Një fëmijë mund ta ndjejë këtë situatë.

Sigurisht që në një situatë të tillë terapitë e sjelljes mund të jenë po aq efektive sa antidepresantët. Gjëja më e keqe është nëse problemi nuk identifikohet. Nëse kapet në kohën e duhur nuk ka asnjë problem.

Ky post u përshtat nga The Guadian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

 

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane