Lajme nga Bota

A po bën gjë Amerika për ndikimin rus tek aleatët e NATOS? Pompeo i pakënaqur

A po bën gjë Amerika për ndikimin rus tek aleatët e NATOS?

SHBA nuk duhet ti lejojë Putin të nxisë përçarje mes vendeve anëtare të NATO-s. Këtë paralajmëroi mbrëmë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. Vërejtjet dhe kritikat e tij morën mbështetje edhe nga ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto, gjatë një takimi që patën të dy në Budapest. Pompeo tha gjithashtu se Amerika ka bërë shumë mungesa, duke mos pasur vëmendjen tek Europa qëndroi dhe këtë gjë e konsideroi të papranueshme.

Duke përmendur krizën politike në Ukrainë, Pompeo i kërkoi Hungarisë të mbështesë vendin në kërkesën që ka për pavarësi. Euronews sqaron se Hungaria varet nga Rusia, për shkak të energjisë dhe përfitimit nga investimet kineze.

Image result for Pompeo says US must not let Russia 'drive wedge' between NATO allies

Pak para konferencës për shtyp, Pompeo paralajmëroi edhe për zgjerimin e kompanisë telefonike Huawei në Europë, duke pretenduar se ky lloj telefoni që blihet nga njerëzit përdor spyware, edhe pse Huawei mohon akuzat. Pompeo tha se këtë javë do vizitojë edhe Sllovakinë dhe Poloninë. Kujtojmë se Rusia akuzohet shpesh nga ndërkombëtarët se bën propagandë dhe ndikon në shumë vende, mes tyre edhe në Ballkanin Perëndimor, kryesisht Maqedonia e cila pritet shumë shpejt të bëhet anëtare e NATO-s./ Marrë nga Euronews/Tiranapost.al E.B

Image result for Pompeo says US must not let Russia 'drive wedge' between NATO allies

http://www.tiranapost.al/ballkani-perendimor-eshte-ne-rrezik-dhe-paralajmerimi-vjen-nga-inteligjenca-amerikane/