• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Po Amerika mos po ndryshon mendim për kufijtë? Dy diplomatët kërkojnë rihapjen e bisedimeve


    SHBA ka shtuar presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut. Kryediplomatwt e SHBA, në Beograd dhe në Prishtinë, Kyle Scott dhe Phillip S. Kosnett, i kanë bërë thirrje Kosovës që të pezullojë taksën ndaj produkteve serbe, ndërsa Serbisë që të sillet në mënyrë më konstruktive. Ata kanë kërkuar që të marrin fund provokimet nga të dyja anët.

    “Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Si ambasadorë të SHBA-së në Beograd dhe në Prishtinë, jemi të bindur se udhëheqja politike e matur e vizionare mund të çojë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës, marrëveshje që në thelb e ka njohjen e ndërsjellë”, shkruajnë ata në një editorial të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Zëri”./Tiranapost/A.C