BotëTe gjitha

Plas sherri për emigrantët! Salvini presion Macron-it: Kërko falje, nesër në mëngjes hap portet


Zyrtarët italianë kanë kërkuar një takim me ambasadorin francez pasi presidenti Emmanuel Macron e quajti qeveri cinike dhe e papërgjegjshme, për shkak se refuzuan ankorimin e anijes Auquarius me 629 emigrantë në bord, duke i lënë kështu në mes të detit Mesdhe, e më vonë pranoi Spanja ti merrte. Matteo Salvini, ministri i ri i Brendshëm i Italisë kundër emigrantëve, bllokoi anijen që të ndalonte në portin italian, duke i kërkuar vendeve të tjera ta merrnin.

Matteo Salvini riferisce in Senato © ANSA

Në fjalimin e mbajtur sonte në parlament, ai kërkoi një falje nga presidenti francez Macron dhe sfidoi Francën, duke i thënë se pse nuk merr emigrantët për të cilët kishte premtuar ti merrte, në bazë të marrëveshjes me BE-në. Salvini gjithashtu akuzoi Francën se kishte kthyer 10 mijë emigrantë, duke i orientuar më pas drejt kufirit verior të Italisë.

Salvini tha se Franca kishte premtuar se do merrte 9 mijë e 816 emigrantë sipas skemës së rishpërndarjes të harruar nga BE në vitin 2015, për të ulur fluksin. Por skema kurrë nuk u zbatua. ‘Në tre vjet, Franca i ka dhënë azil vetëm 640 personave. Kështu që i kërkoj Macron-it ti kalojë fjalët në vepra dhe nesër në mëngjes të marrë 9,816 emigrantët, për të cilët ka pranuar se do i marrë”. Gjithashtu, kryeministri Giuseppe Conte reagoi më parë duke thënë se deklaratat franceze ishin hipokrite./ Marrë nga The Guardian, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Qeveria italiane në shënjestër pasi refuzoi emigrantët. Macron e quan cinike

Kryeministri spanjoll me dorë në zemër! Nuk i la emigrantët në mes të detit, i merr vetë

Spanja i pranoi emigrantët, por moti i keq e bën të pamundur lundrimin e anijes, me gra shtatzëna dhe fëmijë në bord