• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë Të gjitha

    Planifikuan sulm ndaj Presidentit, arrestohen 6 persona në Francë


    Policia franceze ka arrestuar gjatë ditës së sotme 6 persona, të cilët dyshohen se kishin në plan të sulmonin presidentin Emmanuel Macron.

    Kanali televiziv francez BFM TV raporton se të gjashtë mund të jenë anëtarë të ekstremit të djathtë, por kjo ende nuk është konfirmuar. Po sipas tyre, të arrestuarit janë vendosur në pranga në tre vende të ndryshme të Francës; në Isere, Vere dhe në Ille-et-Vilaine.

    Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi gjatë një interviste për një gazetë vendase, e cila u botua të dielën, për kërcënimet e lëvizjeve të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, duke shtuar se vetëkënaqësia e popujve gjatë viteve ’30 ishte pikërisht ajo që i hapi rrugën sundimit të Hitlerit në Gjermani dhe Musolinit në Itali.