Lajme nga Bota

Plani italian për azilkërkuesit; Para se t'i dëbojmë..

Plani italian për azilkërkuesit; Para se t'i dëbojmë..

Pavarësisht se do nisin dëbimet për azilkërkuesit  që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali, qeveria ka njoftuar se do të hapë qendra paraburgimi për të mos i lënë në mëshirë të fatit deri në momentin që do nisen drejt vendit të tyre.  Ministri i Brendshëm Marco Miniiti e bëri publike për herë  të parë këtë njoftim duke e përshkruar.

"Ne duhet të dëbojmë ata që nuk kualifikohen për mbrojtjen dhe janë në kundërshtim me ligjin",  tha Miniti për ligjvënësit në parlamentin italian. Më pak se 4.000 emigrantë janë dëbuar në vitin 2015. Nuk ka numvr zyrtar për gjithë vitin 2016.

Ai tha se Italia pati një rekord azilkërkuesisht në muajin dhjetor ku 181 mijë varka kanë zbarkuar e ndërkohë këtë vit deri tani bëhet fjalë për 9000 varka.

Image result for Minister Marco Minniti

Konkretisht plani flet për hapjen e 16 qendrave për të mbajtur emigrantët para se të dërgohen në shtëpitë e tyre. Këto qendra do kenë rreth 1600 shtretër.

Italia ka refuzuar të pranojë më shumë se 60%  nga 124 mijë azilkërkues që prej vitit të shkuar.

Gjysmë milion emigrantë arritën në Itali dhe 175 mijë azilkërkues po jetojnë në strehat italiane. Minniti tha se se do ketë legjislacion të ri  që do mundësojë të shkurtojë procesin për azilkërkuesit.