Aktualitet

‘Plakat e Prillit’ vazhdojnë edhe këtë fundjavë? Ja si do vijojë moti sipas meteorologes 

‘Plakat e Prillit’ vazhdojnë edhe këtë fundjavë?

Ditët e fundit kemi përjetuar ulje temperaturash dhe reshje shiu, ditën e djeshme me reshje në formë breshëri si rrallë herë të ketë ndodhur kaq furishëm në Tiranë. Por mesa duket këto kushte moti do na shoqërojnë edhe në fundjavë, pavarësisht se sot dita u shoqërua me diell. Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani, kjo fundjavë, pra nesër dhe pasnesër do të ketë reshje të dendura shiu.

Ja çfarë thotë ajo:

 “Fundjava do të paraqitet sërish me reshje shiu, edhe pse ato nuk do të jenë në orët e para të ditës ditën e nesërme apo edhe ditën e diel. Kryesisht gjatë mesditës do të kemi një zhvillim të vranësirave që do të sjellin prezencën e reshjeve të shiut, dhe më të dendura do të jenë në gjatë orëve të pasdite, duke bërë që dita e shtunë dhe dita e dielë të jetë me mot të paqëndrueshëm. Dita e diel do të ketë më shumë reshje, ku herë pas herë do të kenë dhe karakter shtrëngatash”.

Megjithatë termometri do të shënojë rritje temperaturash. Duke nisur nga e hëna do të ketë rritje temperaturash dhe mot me diell.

 “Dita e hënë dhe e martë janë ato që do të sjellin ndryshim gradual të motit duke bërë që të kemi prezencë më të paktë të reshjeve, por duke filluar që nga data 16 pasdite do të kemi përmirësim të motit dhe rikthim të Pranverës”./ Tiranapost.al. E.B