Aktualitet

Plagoset me armë një grua në Elbasan

Një grua është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan në lagjen “Dyli Haxhire”. Gruaja është identifikuar si N.D 44-vjeç.

E plagosura është dërguar në spital për ndihmën mjekësore. Paraprakisht, policia dyshon se gruaja është vetëplagosur me armë zjarri.

Njoftimi i policise

Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan.

Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetësja N.D, dyshohet se është vetplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte).

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Copyright Tiranapost.al