• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Plagosën kushëririn e Ervis Martinit, zbardhet motivi i ngjarjes


    Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e plagosjes së 19-vjeçarit Edon Martini, në Laç.

    Dy të rinjtë në kërkim janë G.R. 21-vjeç, që qëlloi mbi Martinin dhe A.M. ( L.) 25 vjeç, që akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimit.

    Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi për një konflikt të nisur disa javë më parë dhe u përshkallëzua me plagosjen e 19-vjeçarit, i cili është djali i xhaxhait të Ervis Martinit, personi i cili u përfshi në ngjarjen e ish-Bllokut në 4 tetor të 2018-s.

    I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, ai u gjet i gjakosur në anë të rrugës në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post