• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Plagosën efektivin e FNSH-së, si u gjetën 4 autorët


    Shoqërohen në polici 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim për plagosjen e efektivit të FNSH-së, Aranit Karemani. Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

    Dy personat L.Z, 42 vjeç dhe E.K, 37 vjeç, u ndaluan pas analizimit të pamjeve filmime dhe provave të tjera të grumbulluara.

    Policia e Fierit bëri të mundur gjithashtu identifikimin e dy personave të tjerë, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj uniformave blu./ Tiranapost.al

    Fotot/ Kush është polici që u plagos në protestën e opozitës në Fier