Politikë

Pjerin Ndreu padit në gjykatë Lulzim Bashën

Pjerin Ndreu padit në gjykatë Lulzim Bashën

Pas akuzave të Lulzim Bashës për përfshirjen e Pjerin Ndreut në botën e krimit, kryebashkiaku i ri i Lezhës padit në Gjykatë kryedemokratin.

Pjerin Ndreu iu drejtua Bashës me një status në Facebook, ku fillimisht e ftoi për një vizitë në Lezhë për të folur për zhvillimin e qytetit, ndërsa për akuzat shkroi se do të shihen së shpejti në gjyq.

“Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi. Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se i sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!”, shkruan Ndreu.

Javën e kaluar Basha hodhi akuza në drejtim të 9 kryebashkiakëve të rinj, ku për Ndreun shkroi:

“Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojnë për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/basha-sulmon-ramen-me-9-kryebashkiaket-e-rinj-nga-pjetri-tek-ndreu-bushi-apo-sako/