Aktualitet

“Piramida” sekuestron 122 kg kanabis në kufi me Maqedoninë

“Piramida” sekuestron 122 kg kanabis në kufi me Maqedoninë

122 kilogram lëndë narkotike janë sekuestruar në Dibër pas përfundimit të operacionit të koduar ‘Piramida’. Gjatë operacionit policia ka mundur që të arrestojë një ndër personat e dyshuar për transportin drejt Maqedonisë të sasisë së lëndës narkotike.

Ky operacion ka filluar që dy ditë më parë nga Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të Dibrës. Personi i cili ka rënë në pranga të policisë, është identifikuar si Sulejman Islami 42 -vjeç, banues në Maqellarë të Dibrës.

Operacioni i koduar ‘Piramida’ po vijon, ndërkohë që priten edhe arrestime të tjera, si përsoni që është organizator ashtu edhe personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.