• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Pique: Messi e ngre Barcelonën në një tjetër nivel


    Qendërmbrojtësi Gerard Pique e ka lavdëruar Lionel Messin, pas paraqitjet mbresëlënëse të tij në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kishte pasiguri rreth pozitës së Barcelonës në këtë garë, veçanërisht në momentin kur, mbrëmë, Lucas Tousard e shënoi një gol dhe e bëri rezultatin 2:1. Në atë moment, edhe një gol do t’i kishte mjaftuar Lyonit për t’u kualifikuar në çerekfinale, për shkak të epërsisë së golave të shënuar si mysafir. Por, Barcelona, posaçërisht Messi, e ngritën nivelin në 12 minutat e fundit të ndeshjes.

    Ylli argjentinas e shënoi golin e tij të parë nga pika e penalltisë, para se t’i asistonte golat e Piques dhe Ousmane Dembeles. Messi e shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje. Barcelona tani do të përballet në çerekfinale me njërën nga klubet e radhës: Manchester City, Ajax, Tottenham, Manchester United, Porto, Juventus dhe Liverpool.

    “Yjet e mëdha kanë nevojë që prapa vetes të kenë ekipe të mrekullueshme që u ndihmojnë atyre. Është historikisht e dëshmuar se një lojtar nuk mund ta fitojë një garë të madhe i vetëm”, ka thënë Pique.

    “Por, natyrisht, kur ke lojtar si Messi në skuadër, atëherë klubi ngrihet në një nivel tjetër. Kur ki dyshime, siç ishte rasti kundër Lyonit, ata paraqiten dhe të japin qetësinë për të vazhduar përpara”. /XH.K