• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Pink e di si ta ndryshojmë këtë ‘dreq’ bote dhe na e tregoi


    Pink u zgjodh si “Kampionia e njerëzimit” për vitin 2019, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme të “People’s Choice Awards”. Nëse dikush do pyeste veten se përse pikërisht Pink, ajo nuk ka pritur shumë gjatë që të tregojë pse e ka merituar. Gjatë fjalimit të saj pas marrjes së çmimit, Pink u shpreh se njerëzit  nuk duhet të luftojnë mes tyre, por të ndihmojnë njëri-tjetrin.

    “Unë kujdesem për vendosmërinë, njerëzimin dhe mirësinë. Mirësia është një akt rebelimi. Ka njerëz që nuk e kanë atë që ke ti. Ndihmoji ta kenë. Është një planet i tërë që ka nevojë për ndihmë. Ndiheni mirë nëse ndihmoni, ndiheni të fuqizuar. Bëhuni bashkë me shokët dhe ndryshoni këtë dreq bote”, tha ajo.

    Gjithashtu ajo u shpreh se beson fort që një njeri mund të bëjë diferencën:

    “Ndiheni sikur nuk keni rëndësi? Ndiheni sikur jeta juaj nuk ka rëndësi? Përfshihuni. Ti nuk mund të më tregosh për Martin Luther King JR, Rosa Parks, Nelson Mandela, Anita Hill. Më thuaj një njeri që nuk mund të bëjë diferencën”.

    Pink njihet për punën e saj të fokusuar mbi mbrojtjen e femrave dhe fëmijëve. Ajo gjithashtu është edhe ambasadore e UNICEF. Në ceremoni këngëtarja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre./Burimi HuffingtonPost/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post