• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Pika ku PS ‘kapet’ me Arben Malajn dhe argumentet zyrtare për shkarkimin


    28 deputetë të Kuvendit kanë firmosur dokumentin zyrtar ku parashtrohen arsyet për të shkarkuar anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj u zgjodh po nga kjo maxhorancë me 104 vota pro, e sot kërkesa zyrtare për shkarkimin u dërgua në adresë të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Por çfarë ka bërë Malaj sipas PS?

    Në argumentet që do ti lexoni edhe më poshtë, deputetët pretendojnë se:

    Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo që të mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar.

    Gjithashtu: “Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Z. Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni fushës”.

    Të 28 deputetët kanë dalë në konkluzionin se temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre politike të ndryshme nga policia e Bankës, duke dalë në kundërshtim me fushën e kompetencave të ushtruar nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës.

    Por pika ku PS gjen arsye për të shkarkuar Arben Malajn, gjendet tek ligji për Bankën e Shqipërisë, ligji i integruar.

    Neni 47 1. Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirëguvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se ai ose ajo: Pika D: d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike. 

    Një rast kur Malaj sulmoi kryeministrin Rama në muajin maj.  I ftuar në një emision në News 24, Malaj tha konkretisht: 

    “Nuk jam servilosur kurrë për të qenë kandidat potencial. PS duhet të demokratizohej para se të vinte në pushtet. Kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS. Kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak. Nuk prisja të më mëshironte dikush, kam programet e mia. Kam bërë një fushatë pozitive, do kthehem në politikë. Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Të masësh suksesin e financave, më e thjeshta. Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit.Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ‘qeverisjes me kompjuter’./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

     

    Kur mund të shkarkohet një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe rasti i Arben Malaj

    Reagimi i Arben Malaj: Fola për bankierët miliarderë, por do flas më vonë me emra konkretë

    Kritikoi qeverinë, Malaj rrezikon shkarkimin nga Banka e Shqipërisë!

    Arben Malaj: Agresiviteti politik mund të pengojë anëtarësimin në BE

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post