• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Piatek karikon kuqezinjtë: Ky ishte vetëm fillimi


    Sulmuesi polak Krzysztof Piatek ka luajtur dje ndeshjen e tij të fundit për këtë sezon, atë me fanellën e kombëtares. 23-vjeçari që luan në Serinë A me Milanin, ekip ku u transferua në janar nga Genoa, ka bërë një rezyme të këtij sezoni.

    Ky ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për mua. Mendoj se kam bërë një paraqitje të mirë, si me Genoa ashtu dhe me Milanin, por edhe në kombëtare. Gjithsesi, sezonin tjetër dua të shënoj më shumë”, tha Piatek.

    Sulmuesi 23-vjeçar bën një premtim për tifozët kuqezinj: “Ky ishte vetëm fillimi për mua, do të përgatitem sa më mirë që kur të nisë sezoni i ri të jem gati. Këtë besim dua t’ua shpërblej me gola”. Piatek realizoi 11 gola me Milanin në 21 ndeshje në total këtë sezon, që nga janari. /XH.K