Aktualitet

Pezullohet drejtori i Burgut 313. Favorizoi me takime shtesë Shullazin dhe të burgosurit e tjerë 'VIP'

Pezullohet drejtori i Burgut 313. Favorizoi me takime shtesë Shullazin dhe

Është pezulluar nga detyra drejtori i burgut 313 Maksim Hamitaj. Shkarkimi i tij është propozuar nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ndërsa urdhri për pezullimin e tij është lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

Mësohet se janë gjetur shkelje të drejtori Hamitaj dhe pretendohet se ai ka toleruar takime shtesë ndaj Emiljano Shullazit dhe të burgosurve të tjerë VIP.  Kujtojmë se gjatë deklaratës për shtyp para pak kohësh, ministrja Gjonaj paralajmëroi duje thënë se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në sitë të imtësishme të kontrollit.  E ndërsa njoftoi se gara për rekrutimin e kandidatëve të rinj, pas Reformës në sistemin e Burgjeve, do të mbyllet pas tre ditëve./ Tiranapost.al.