Aktualitet

Vasili premton surpriza për protestën e nesërme, por përjashton dhunën

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga studio e lajmeve të "Ora News" tha se protesta e nesërme e opozitës do të ketë surpriza dhe jo dhunë.

"Nuk ka qenë dhuna asnjëherë pjesë e LSI, asnjëherë. Nuk kemi pasur të bëjmë me dhunë. Një gjë është surprizë mënyra dhe argumenta e fjalës dhunë nuk ka. Me surprizat e dhunës  ju jeni njohur në 21 janar", tha Vasili

Protesta e opozitës do të mbahet nesër nga ora 12:00 dhe është parashikuar të zgjasë katër orë./TiranaPost.al