Art dhe Kulturë

Peticioni/ Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka dhe 51 artistë i kërkojnë Presidentit Meta të japë OK për Teatrin e ri

Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, por edhe djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti Roshi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar sot me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern.

Peticionit i janë bashkuar edhe aktorët e dashur për publikun, Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela, e shumë të tjerë, të cilët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t'iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t'i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t'i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion, ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar.

Peticioni i drejtohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). (Peticioni në galeri)

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Alfred Trebicka

Spiro Duni

Leka Bungo

Albert Minga

Arben Derhemi

Sotiraq Bratko

Kliti Roshi

Zamira Kita

Artan Imami

Genti Kame

Genti Deçka

Arjola Basha

Gent Hazizi

Gerti Ferraj

Hervin Cculi

Suela Konjari

Laxarela Deti

Mateus Frroku

Paola Kodra

Blerta Belliu

Shkelqim Jaupi

Guri Kocco

Klaudia Hila

Nelson Mulla

Erion Isai

Violeta Trebicka

Gazmend Paja

Roland Saro

Jorke Broka

Erblin Bajko

Olsi Bylyku

Edmond Lako

Ilir Muhametaj

Ledio Lako

Irgen Çela

Klesta Shero

Roerd Toçe

Ami Hansellia

Andon Koço

Jonida Beqo

Laid Ymeri

Danier Shkurti

Edvin Mustafa

Valdano Bajrami

Besart Cani

Armela Demaj

Engjell Hoxha

Ajliçe Petrela

Madi Selimi

Fatjon Sulstarova

Ermonela Alikaj

Serkida Rrapollari