Aktualitet

Pas 6 ditësh në spital, ndërron jetë turisti italian te Ushtaraku

Pas 6 ditësh në spital, ndërron jetë turisti italian te

Turisti italian, i cili u dëmtua një javë më parë duke udhëtuar me një korçere në brigjet shqiptare ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Ai u rrëzua teksa lundronte në kroçiera dhe mori një dëmtim të rëndë në kokë. Edhe pse mori ndihmën e parë nga kapitaneria detare e Portit të Durrësit nuk mundi t'i mbijetojë plagës së marrë.

Pas incidentit, një anije shqiptare shkoi në kroçeren me të cilën po udhëtonte turisti italian dhe mori 33-vjeçarin duke e transportuar atë në spital, fillimisht në atë të Durrësit dhe më pas në Tiranë.

Italiani ishte duke udhëtuar me të dashurën e tij në kroçere. Ai humbi jetën pas 6 ditësh në spital./Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/sos-nga-krociera-e-huaj-si-shpetoi-turisti-italian-me-traume-ne-koke/