HOROSKOP

Peshqit dhe shtëpia ideale sipas Horoskopit

Nëse të pëlqejnë mobiljet antike apo çmendesh për stilin klasik, adhuron modernen dhe ëndërron minimalisten, e ke pyetur ndonjëherë veten se përse? Përgjigjia është në yje. Që nga Dashi tek Peshqit, ky është zodiaku shtëpiak dhe zbavitës. Sot është radha e Peshqve.

Shtëpia ideale

Të çuditshëm, me fantazi, kaotikë. Kështu janë Peshqit, kështu janë edhe shtëpitë e tyre. Duket sikur nuk mbarojnë kurrë dhe gjithmonë ka diçka që mungon. Shtëpia e tyre ideale është rrëmujë, është labIrinth, është një vend ku humbet e humbasin gjëra. Secila dhomë mund të përdoret për funksione të ndryshme, sipas gjendjes shpirtërore. Më e rëndësishmja është zona e natës, sepse aty Peshqit përhumben në botën e ëndrrave. Kuzhina është kaotike dhe përdoret edhe për funksione të tjera: për të pritur miq, për të studiuar me fëmijët, për të punuar me kompjuter. Ushqimi nuk është prioritet për ta, sepse peshqit ushqehen me ndjenja dhe emocion.

Arredimi

Shpirtra romantikë dhe ëndërrues, Peshqit zgjedhin arredimin në bazë të emocioneve. Pëlqejnë mobilje që u kujtojnë diçka, që kanë një histori për të treguar dhe përdorin ngjyra dhe materialE të ngrohta. Nuk është çudi që në shtëpinë e tyre të gjesh karrige të llojeve të ndryshme “sepse ishin frymëzuese” apo divanë më të mëdhenj nga sa u lejojnë hapësirat. Stili është romantik, që të kujton raftet e gjyshes, tyle, dantella, jastëkë të qëndisur, që përshtaten me mbilje moderne, materiale druri dhe metali.

Një këshillë

Kur ka shumë konfusion, edhe më kaotiku i Peshqve rrezikon të humbasë. Atëherë ka ardhur momenti për të vënë rregull, që do të thotë hidh gjithçka të kotë dhe sistemo nëpër kuti.

Për t’u shmangur

Shtëpi pa atmosferë, ngjyra dhe materiale të ftohta.