• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Peshorja do të brendshme seksi, Binjakët duan fjalë të pista, Peshqit fjalë dashurie…


     

    Çdo shenjë e zodiakut ka një pikë të dobët në eros. Të njohësh shenjën e partnerit tënd do të të ndihmojë të kuptosh cilat janë teknikat më të mira për ta ndezur nën çarçafë. Lojëra, fjalë të pista, vende të pazakonta, fjalë të ëmbla dashurie, të brenshme seksi. Zbulo si të eksitosh një burrë një bazë të shenjës së horoskopit.

     

    Si të eksitosh një burrë Dash

    Burrit Dash, mashkulli i vërtetë alfa, i pëlqen të dominojë në raportet seksuale. Provokoje duke u treguar pak si e nënshtruar, jepi idenë që është ai që e merr iniciativën, edhe nëse nuk është kështu. Luaj por bëj të pafajshmen dhe do shohësh si do fillojë loja, në këmbë, pas murit.

     

    Si të eksitosh një burrë Dem

    Demi është shenja e seksit eksploziv. Për ta eksituar nuk ka nevojë për teknika shumë të sofistikuara. Qëndroi afër, lëre të nuhasë lëkurën tëndë ndërsa ti e puth në qafë dhe e përkëdhel. Kaq duhet për të pasur një vullkan pasioni.

     

    Si të eksitosh një burrë Binjak

    Binjakët edhe seksin e bëjnë me tru. Nëse ka diçka që e eksiton pa masë është dirty talk, pra fjalët e pista. Pëshpëritja në vesh ato që do të doje të të bënte dhe ato që ke ndër mend t’i bësh. Efekti i këtyre fantazive të thëna nën zë do jetë i parezistueshëm.

     

    Si të eksitosh një burrë Gaforre

    Burri Gaforre ka një pasion të madh, që kthehet gati në një fiksim: gjoksin. Lëre që vështrimi, duart dhe buzët e tij të përqendrohen në atë zonë dhe të luajë… pastaj do jetë i yti dhe mund të shijosh pozicionet më të paimagjinueshme, tamam ato që garantojnë orgazmën femërore.

     

    Si të eksitosh një burrë Luan

    Mos u skandalizo por Luani ka maninë e madhështisë dhe kjo përfshin edhe seksin. Do që ta eksitosh? Silli edhe një mikeshë. Asgjë nuk do ta tërbonte më shumë sesa seksi tresh. Por nëse kjo ide nuk të pëlqen mjafton ta bësh të ndihet përherë në qendër të vëmendjes, si të ishte mbret i seksit. Ai do të të bëjë të ndihesh mbretëreshë.

     

    Si të eksitosh një burrë Virgjëreshë

    Burri Virgjëreshë, nën atë pamje prej ideali, fsheh një dëshirë seksuale perverse. Për ta eksituar duhet të jesh nga njëra anë e kuruar dhe e pastër dhe nga ana tjetër e gatshme për t’i përgjigjur deri në fund fantazive të tij. Fillo duke e puthuer egër para pasqyrës.

    Shot of a young couple sharing an intimate moment in bed
    Shot of a young couple sharing an intimate moment in bed

    Si të eksitosh një burrë Peshore

    Burri i Peshores është i kulluari i zodiakut. Çdo lloj perversiteti e shqetëson dhe gjithçka që ai dëshiron është harmonia dhe bukuria. Për ta ndezur investo në një kostum intim seksi por jo vulgar. Do t’i mjaftojë të ndiejë mëndafshin elegant që rrëshqet mbi lëkurën tënde dhe kaq ishte.

     

    Si të eksitosh një burrë Akrep

    Për të eksituar një burrë Akrep rregulli numër një është mos u kënaq me pak. Natyrisht në një pikë do kënaqesh që çke me të por ai e pëlqen sfidën. Lëre ta djersitë trupin tënd, thuaji jo, refuzoje, dhe kur më në fund do jetë momenti do ta kesh gati për të shpërthyer fishekzjarre.

     

    Si të eksitosh një burrë Shigjetar

    Të pëlqejnë lojërat me personazhe? Burrit Shigjetar i pëlqen shumë të luajë dhe të marrë seksin si një zbavite absolute. Dili përpara e veshur në mënyrë të veçantë, propozoji një personazh që atij i pëlqen dhe është një shijet e tij erotike dhe shijoni situatën e nxehtë së bashku.

     

    Si të eksitosh një burrë Bricjap

    Burri Bricjap mund të duket si ftohtë por nën atë akull fshihet një zjarr përvëlues. Për ta ndezur përgatiti situatën optimale, një ambient të qetë që ai të ndihet komod, pastaj fillo me lojërat paraprake të nxehta dhe do ta shohësh që do ta marrë vetë situatën në dorë.

     

    Si të eksitosh një burrë Ujor

    Për të eksituar një Ujor vendi dhe situata kanë shumë rëndësi. Nuk duhet të ketë përshtypjen se bëhet fjalë për diçka të programuar. Ai e adhuron pasion që shpërthen papritur në vendet më të paimagjinueshme. Prandaj ti programo por mos e lër të zbulojë.

     

    Si të eksitosh një burrë Peshq

    Thuaji se e do. Përshpëriti fjalë të ëmbla në vesh. Peshqit jane shenja më sentimentale e zodiakut. Përfshirja emocionale për të është thelbësore. Nuk mund të gjesh afrodiziak më të fuqishëm sesa një fjalë dashurie ndërsa është duke të zhveshur.