Nën lupën e Stela Sallakut

Pesë mënyra si i kombinova pantallonat e kostumit

Pesë mënyra si i kombinova pantallonat e kostumit

Të gjitha ne kemi plot pantallona të zeza, që mund të jenë ose jo, elementë përbërës të një kostumi. Fillimisht duhet të dimë se me kalimin e kohës, çdo veshje e zezë ç’ngjyroset. Dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë për t’i sjellë në jetë sërish është t’i ngjyrosim. Por mos u çudisni! Nuk bëhet fjalë për ndonjë përzierje apo eksperiment kimik. Mund të përdorni bustinat që i gjeni tek Rossmann ose Conad, të cilat lahen bashkë me rrobat dhe i ngjyrosin sërish.

Unë kam shumë të tilla në gardërobë, sepse diku më ka pëlqyer dizajni, diku copa dhe disa nuk e di pse i kam marrë. Tani meqë kemi hyrë zyrtarisht në vjeshtë do fillojmë t’i përdorim kostumet e leshta. Duke bërë plot prova para pasqyrës, kam gjetur disa kombinime interesante me pantallonat e zeza të kostumeve.

1- Me xhins

Ideja për ta kombinuar kështu më erdhi rastësisht. Doja të vishja pantallona xhins dhe këmishë, por fatkeqësisht pantallonat i kisha ende në lavanderi. Kështu që zgjodha një gjë të përafërt nga gardëroba kapsulë.

2- Me xhaketë të bardhë kadife

E kam qepur vjet dhe nuk e kisha veshur ende. Më pëlqeu për ta veshur në darkë në restorant, për paradite do t’i shtoja një shall.

3- Me golf dhe shall

Këtë jam e sigurt që e keni provuar.

4- Me xhaketë kostumi, pa mëngë

Xhaketa këtu ka vija, e kam lënë të hapur për t’i dhënë gjatësi siluetës.

5- Me atlete

Këtu kemi qenë para se të fillonte emisioni dhe po përpiqeshim të shkrepnim një foto për të thënë “na ndiqni”. Por nuk ia arritëm. Gjithsesi kombinimi që doja t’ju tregoja ka të bëjë me balancën mes kostumit dhe atleteve.

Përveç meje, edhe shumë vajza të tjera influencuese apo blogere, kanë bërë eksperimentet e tyre me pantallonat “cigare”, “flared”, apo "culottes". Tek galeria keni ide nga ato.