Aktualitet

Personi që kërcënoi djalin e Isa Mustafës flet për herë të parë: Më ndihmoni, nuk isha unë

Personi që kërcënoi djalin e Isa Mustafës flet për

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, mori një kërcënim përmes një mesazhi në Facebook, të cilin e publikoi dhe në profilin e tij.

Personi që shkroi se e kërcënoi mban emrin Kryeziu Bekir në rrjetin social, ndërsa ai personalisht i ka shkruar në Gazetës Insajderi, duke mohuar ta ketë bërë diçka të tillë dhe duke thënë se nuk e ka kërcënuar.

Po ashtu ka thënë se i kanë keqpërdorur profilin i tij për këtë gjë, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, shkruan Kryeziu Bekir./ Tiranapost.al