Showbiz

Personazhet e njohur po u bëjnë fëmijëve të sapolindur të njëjtën dhuratë

Personazhet e njohur po u bëjnë fëmijëve të sapolindur

Është një dhuratë që ia bëjnë pa dalë fare nga materniteti, madje sa hapin sytë. Sa vjen edhe më shumë personazhet e njohur zgjedhin të ruajnë qelizat staminale të të sapolindurve të tyre duke e konsideruar si një investim shëndetësor për ditët që do vijnë.

Kujtojmë se Besi dhe Xhensila ia bënë këtë dhuratë Ajkës. 

Edhe Albani me Miriamin i ruajtën qelizat e Duam, djalit të tyre. Megjithatë ky nuk është një fenomen i ri. Vite më parë të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Inis Gjoni për Coco Antonel.

Po si kryhet procedura dhe për çfarë shërben?

Qelizat staminale merren nga kordori umbilikal dhe ruhen në banka të posaçme. Ato konsiderohen si qeliza të reja, sepse janë maksimalisht 9 muajshe, nuk i janë nënshtruar procesit të plakjes dhe për më tepër kanë qenë të mbrojtura nga viruse, baktere dhe sëmundje të ndryshme, duke qenë se bebi ishte i sigurt brenda nënës.

Ato ruhen për 20-25 vjet dhe më pas fëmija, tashmë i rritur, vendos vetë nëse dëshiron t`i ruajë ende ato apo t`i shkatërrojë. Vlejnë për kurimin e rreth 80 sëmundjeve deri më tani siç mund të jenë: sëmundje autoimune, të gjakut, tumore, sëmundje gjaku, paraliza cerebrale dhe diabeti i tipit I.

Përdoren jo vetëm për fëmijën nga i cili janë marrë, por edhe për të afërm që kanë përputhshmëri.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije