Aktualitet Politikë Te gjitha

Përse të rinjtë duhet të angazhohen në politikë


“Kemi nevojë për energjinë e të rinjve, pasi në shumë qendra PS vuan nga mbyllja dhe një lloj vjetërimi për shkak të mbylljes. Ne duhet ta çajmë së bashku këtë formë rrethimi që i bëhet strukturave të partisë, si rezultat i refuzimit për të parë nevojën themelore që partia të reflektojë shoqërinë dhe pastaj të rrezatojë vizion dhe forcë qëllimesh të përbashkëta për të ardhmen”, tha kryeministri Edi Rama sot në Lezhë.

Në vijim të fushatës së anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste Rama vuri në theksin në nevojën që rinia duhet të angazhohet në politike për të sjellë energji të reja.

“Shumëkush thotë se nuk merrem me politikë dhe nuk dua të di, por gënjen veten sepse politika nuk është diçka së cilës mund t’i shpëtosh.

Sa më pak njerëz të merren me politikë, sipas Kryeministrit, aq më shumë ata rrezikojnë të vuajnë për veprimet e gabuara dhe të dëmshme që mund të bëjë politika kur mbetet në dorë të pak njerëzve. Sa më shumë njerëz të merren me politikë aq më e përgjegjshme bëhet politika”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje ndikimin e politikës në uljen e taksave apo reformën për pranimet në universitet, që sipas tij, u bënë vetëm gjatë kësaj qeverisje. “Më parë ata që paguheshin më pak paguanin më shumë taksa. Fëmija i një shoferi nga Lezha nuk mund të parakalonte fëmijën e një ministri në mjekësi, edhe nëse do të ishte më i zoti”, shtoi Rama.