Aktualitet

Përse Preç Zogajn e shohim çdo natë në Opinion? Analisti zbulon “sekretin” e emisionit

Kush e ndjek rregullisht emisionin “Opinion” me siguri që e ka pyetur veten se përse Preç Zogaj është aty për çdo temë. Kjo pyetje iu bë edhe atij vetë në emisionin “Thumb”, ku Zogaj zbuloi se kishte një kontratë me emisionin e Blendi Fevziut, por faktin se thirret për çdo temë e quajti legjendë urbane.

“Unë kam kontratë me emisionin “Opinion”, por kjo që thoni ju është pak legjendë. As e kam marrë mundimin për ta sqaruar, por meqë më pyetët, nuk shkoj për çdo temë. Jam analist politik dhe për atë shkoj, por shpesh herë Blendi më thërret për tema që janë edhe sociale, ku një shkrimtar ka gjithnjë diçka për të thënë përfshirë dashurinë, xhelozinë... Kurse në këto temat e ushqimeve, degustimit të verave nuk kam marrë pjesë”, tregoi Zogaj.

Ai gjithashtu u kujdes të theksonte se kjo kontratë me emisionin më të ndjekur politik nuk ka ardhur prej miqësisë të hershme me Blendi Feziun, por sepse publiku e pëlqen.

“Ju e dini që sot shikueshmëri matet dhe sado mik që të më ketë dikush, nuk të therret nëse Preçi nuk ndiqet”, shtoi Zogaj./Tiranapost.al