Showbiz

Përse Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus bënë një dasmë vip pa asnjë vip

Përse Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus bënë një dasmë vip

Kaluan dy muaj që nga dita kur Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus u bënë burrë e grua ama ende flitet për dasmën e tyre të papritur. Këtë herë në qendër ka qenë dasma vip pa asnjë vip.

Liam e zgjidhi dilemën në një intervistë që dha së fundmi. “Ne jemi të sigurt për çfarë ndjejmë për njëri-tjetrin. Kështu që s`donim diçka të madhe. Donim vetëm një ceremoni me familjet tona dhe ashtu e bënë. Ishte një mbrëmje vërtet speciale”.

Liam dhe Miley e kanë kuptuar kleçkën. Meqë donin ta mbanin vetëm për vete, nuk ftuar asnjë vip. Se ku rrinë ata pa postuar foto.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.