• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Opinion Të gjitha

    Përse Ilir Meta priti të skadojë afati për të firmosur një dekret? Puç institucional?


    Nga Mentor Kikia/

    Përse Ilir Meta priti të skadojë afati për të firmosur një dekret?

    Sot shteti ynë është në ditët e tij më absurde, nëse mund të jem kaq modest në shprehje, sa ç’mund të ketë qenë ndonjëherë. Kuvendi ka hartuar një rezolutë që do ta miratojë nesër. Thelbi i të gjithë konfliktit është ky(referuar draft-rezolutës):
    “Me nxjerrjen e Dekretit nr.11350, datë 13.11.2019 Presidenti i Republikës, duke emëruar kandidatin tjetër jashtë afatit 30 ditor të përcaktuar shprehimisht nga ligji kushtetues, ka shkelur njëkohësisht jo vetëm afatin prekluziv brenda të cilit duhej të emëronte gjyqtarin kushtetues, midis tre kandidaturave të listuara të parat nga KED, por ka emëruar si gjyqtar një kandidat që është listuar në vendin e katërt sipas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Afati tridhjetë ditor për Presidentin ka mbaruar në datën 07.11.2019”.
    Përmes kësaj rezolute, Kuvendi bën thirrjen e padëgjuar ndonjëherë në një shtet demokratik: “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese…. të mos zbatojnë Dekretin nul të Presidentit të Republikës”
    Në këto kushte, ne kemi të drejtë të pyesim me zë të lartë:
    Kur presidenti e kishte ndarë mendjen se do të dekretonte gjykatësen që ai mendon se është më e mira, përse priti të skadojë afati kushtetues?
    Përse priti të kalojë kjo datë dhe të shkaktohet gjithë kjo potere që nuk ka asnjë mangut nga një puç institucional?/ Tiranapost.al. 

    Publikohet projektrezoluta e Kuvendit: Meta mori kompetencat e KED, dekreti për Xhaferllarin i pavlefshëm

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post