• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha YouPost

    Përse e vret një grua?! 


    Ne mes kesaj vorbulle vrasjes, pasigurie dhe humbje te identitetit dhe  konceptit te familjes, natyrshem me lind pyetja, cila e ka radhen?!  Sot te nxitur nga nje jete e shthurur qe promovohet vjellshëm ne media e masmedia, kudo ne rrjete sociale e me gjere, jete  siperfaqesore ku ne thelb promovohet ajo qe nuk eshte, ne si shoqeri kemi rene ne nje gjendje amoku. Nje vdekje ose mpirje totale e se mbrendeshmes, shpirterores na ka kthyer ne statuja qe ecin dhe marrin fryme.

    Ne jemi nje shoqeri qe po  ecen mbi tehe thikash cdo dite. Ka humbur besimi, kane humbur shume vlera. E ai qe ben sikur, ai eshte me i keqi nga te gjithe. Ai e prish rendin. Pa kuptuar po  i vrasim shpresen femijeve, po i thyejme femijerine, po i vrasim nenat e tyre, po e shkaterrojme te vetmin vend qe kishte mbetur motivues dhe strehe e sigurte per femijet tane,  i’a shkaterruam kete bote, dreqi e mori!

    Ndaj lind pyetja perse e vret nje grua?!

    A nuk eshte Ajo qe ti sapo vrave dora qe  ka ushqyer ty e femijet e tu? A nuk eshte Ajo personi qe te dhuroi nje pjese te qenies se saj ty vrases i nderuar?!

    A nuk eshte ajo qe i’u desh te kalonte neper  luginen e vdekjes qe te dhuronte ty nje  femije? Te dhuronte ty nje  familje o’ idiot!  A nuk eshte ajo qe te dhuroi vitet me te bukura, momente perkujdesi e dashurie pa limit  o’ idiot?! A nuk eshte ajo me te cilen ke kaluar momente te bukura, te shemtuara, emocionale, mllefe e gjithçka qe i jep kuptim kesaj jete?! A nuk eshte ajo me te cilen ke jetuar o’ idiot! A nuk eshte ajo qe merakosej sa here nuk i hapje telefonin? A nuk eshte ajo qe ti i ktheje kurrizin e serisht naten tjeter te priste me mall? A nuk eshte ajo qe ti me moskorrektesine tende sa here i ke shkaktuar depresion o’ idiot!  A nuk eshte ajo qe ka sakrifikuar gjithçka nga vetja per familjen tuaj, dhe ti e vrave dhe ja shkaterrove familjen, i’a le femijet rrugve o’ idiot!

    Dhe nese ajo e kishte fajin, ti perse e vret? Kush ta jep ty kete te drejte? Kush je ti  qe merr rolin e  Zotit te Madh?!

    Natyrisht ti vuan nga burracakeria, ti i frikesh nje gruaje dhe e vret. Sepse je aq frikacak dhe ske te ndenjura sa ta lesh ate te lire. E di qe do mbetesh vetem, e di qe pa te je nje zero. E di qe je nje hiç qe sdo dije kurre t’ja nise nga e para.

    Dhe e di qe do jete dikush atje jashte per te, qe ta trajtoi ashtu si e meriton, dhe ti kete se duron dot! Sepse je i dobet, ti nuk je burre! Nga Nidela Hoxha