• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Përse bën Basha sikur po lufton rrugëve të Tiranës


    Më këtë titull të një info-analize, ‘Dita’ publikon gazetën print për ditën e sotme, një ditë pas protestës së opozitës që gjeneroi në dhunë, ku për pasojë disa efektivë policie mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital, aty ku u vizituan edhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

    Për protestën dhe Bashën Gazeta Dita shkruan: Rënia e protestës, rënia e numrit të pjesëmarrësve, rënia e fortë drastike e mbështetjes ndërkombëtare, rënia e moralit të opozitës pas mbushjes së parlamentit nga lista rezervë e Lulzim Bashës, kanë rrënuar praktikisht projektin që u bazua mbi djegien e mandateve, ngjizjen e një proteste popullore në vend. U pa qartë se djegia e mandateve prodhoi vetëm paga të reja për 50 deputetë./ Tiranapost.al  E.B