Showbiz

Përse askush s`ka interes të të dëgjojë kur i tregon për udhëtimin tënd

Përse askush s`ka interes të të dëgjojë kur i tregon

Jemi fiks në kohën kur takohemi me miq dhe familjarë pas pushimeve dhe kush e kush të tregojë më shumë detaje nga pushimet dhe udhëtimet që ka bërë.

[caption id="attachment_420629" align="aligncenter" width="569"] Jonathan Look Jr. , foto nga Google[/caption]

Blogeri i udhëtimeve të Forbes, Jonathan Look Jr. Na e preu hovin në mes.

“Je kthyer nga një vizitë që bëre në qytetin tënd të lindjes, ishe pjesë e një festivali apo shijove ushqim të freskët deti. Takohesh me miqtë dhe pret që të gjithë të të dëgjojnë sy e vesh e të jenë entuziastë që ti bëre qejf? Teksa ti tregon, sekondat janë të numëruara, deri kur miku përballë të ulë sytë e të shikojë orën, si për të të treguar që të ndryshosh temë”, thotë Jonathan.

“I gjithë problemi është tek e panjohura. Njerëzit nuk janë të prirur të flasin për gjëra që nuk i njohin”, shpjegon ai.

Sipas një studimi të bërë nga disa psikologë të Harvard-it ka dy arsye: Ose se njerëzit përballë janë ziliqarë dhe s`kanë dëshirë të dëgjojnë ty që tregon si bëre qejf, ose se njerëzit kanë pak gjëra ose asgjë për të thënë në lidhje me këtë udhëtim. Ndaj dhe s`kanë interes rreth kësaj teme.

Jonathan në fund sugjeron të mos hiqet dorë nga aventurat e bukura dhe as nga dëshira për t`i rrëfyer ato. Vetëm se si për t`i realizuar, ashtu edhe për t`i treguar duhen gjetur njerëz që janë aventurierë, që udhëtojnë bashkë me ju, ose që kanë eksperienca të ngjashme.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.