Kronikë e zezë Te gjitha

Përplasje me armë zjarri te “Komuna e Parisit”, plagoset 26-vjeçari


Mbrëmjen e kësaj të enjte raportohet se ka pasur përplasje me armë zjarri te “Komuna e Parisit”. Raportohet se ngjarja u shënua në rrugën “Gjik Kuqali” në orën 21:50, ndërsa bëhet me dije se mbeti i plagosur Enea Keqa.

26-vjeçari  mësohet se është plagosur në këmbë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake shkëmbimi i zjarrit ka qenë mes dy automjeteve, një “Benz”-i dhe një “Polo”.

Ende nuk dihet nëse i plagosuri është pjesë e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht, pasi ai ishte duke ecur në këmbë në momentin kur u shënua ngjarja. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve. / Tiranapost.al